Arrestimi i Gjuriqit, aksioni që do të mbahet mend gjatë - Bota Sot
Arrestimi i Gjuriqit, aksioni që do të mbahet mend gjatë

Lajme

Arrestimi i Gjuriqit, aksioni që do të mbahet mend gjatë

Më: 1 janar 2019 Në ora: 12:07
Arrestimi i Gjuriqit

Në fund të marsit, përkundër ndalesës, drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, mori pjesë në një manifestim në veri për të folur për gjendjen e serbëve këtu.

E derisa e tërë ngjarja po shkonte Livestream, forca të shumta të armatosura të Policisë së Kosovës hyjnë në objektin ku ishin grumbulluar shumë njerëz, në kërkim të arrestimit të Gjuriqit.

Të tjerët lëshuan rrugë dhe u lokalizua Gjuriqi, i cili me forcë u fut në mjetet e Policisë për t’u sjellë në Prishtinë. 

Gjuriq u nxor nga vetura që e solli disa metra larg stacionit policor dhe praktikisht u tërhoq zvarrë, në prani të dhjetëra qytetarëve që e shanin dhe e incizonin.

Gjuriqi u lirua brenda pak orësh, por ky akt acaroi edhe më shumë marrëdhëniet Kosovë – Serbi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...