Kosova, temë kryesore e takimit Vuçiq-Putin - Bota Sot
Kosova, temë kryesore e takimit Vuçiq-Putin

Lajme

Kosova, temë kryesore e takimit Vuçiq-Putin

Më: 2 janar 2019 Në ora: 22:41
Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin

Takimi i ardhshëm i kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me atë të Rusisë, Vladimir Putin, i treti brenda nëntë muajve, do të jetë konfirmim i mirëbesimit dhe i mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve, ka thënë sot ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Çepurin.

“Kosova do të jetë lart në agjendën e bisedave të dy shtetarëve”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Çepurin.

Ai ka përsëritur se Rusia edhe më tej fuqimisht e përkrah Serbinë në mbrotjen e interesave kombëtare, sovranitetin dhe integritetin territorial në përputhje me Rezolutën 1244 të KS-së.

Siaps tij, zgjidhja për “çështjen e Kosovës”, përkundër letrave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, nuk është afër.

“Rusia përkrah opsionin e Serbisë për Kosovën”, ka përfudnuar ai.

Putin në Beograd do të qëndrojë më 17 janar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...