Hoxha nga Mitrovica e pranon: Turqia ka dashur që t’i asimiloj shqiptarët

Lajme

Hoxha nga Mitrovica e pranon: Turqia ka dashur që t’i asimiloj shqiptarët

Më: 4 janar 2019 Në ora: 09:05
Fatmir Latifi

Hoxha kontravers nga Mitrovica, Fatmir Latifi, i cili njihet për deklarata e tij të ‘famshme’ për shumë çështje, më në funde ka pranuar se Turqia kishte synime shumë të qarta për asimilimin e shqiptarëve. Këtë ai e ka bërë të ditur duke treguar një histori për rilindasin shqiptar Rexhep Voka.

Ai rrëfen një ngjarje që i kishte ndodhur rilindasit shqiptar hoxhë Rexhep Vokës, nga Tetova, ku turqit i kishin kërkuar të hiqt dorë nga kombësia shqiptare dhe të deklarohej turk.

“Hoxha dhe rilindasi Rexhep Voka, kishte kërkuar ndihmë nga ambasada turke në Beograd, për shkak të gjendjes së rëndë të shqiptarëve në Maqedoni. Ambasada e Turqisë e kishte kushtëzuar ndihmëm që të gjithë shqiptarët të deklaroheshin turq. Por rilindasi Rexhep Voka, kishte refuzur kategorikisht ofertën poshtëruse të turqve’, thotë hoxha Fatmir Latifa.

Për më shumë shikojeni videon:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat