Zëvendës prefekti i Beogradit, Goran Vesiç po qëndron sot në komunat e Kosovës Veriore, ku do të vizitoj qytetet e Mitrovicës edhe Leposaviqit, transmeton “Bota Sot”.
Mësohet se Vesiç ka arritur në Kosovë herët në mëngjes dhe ka sjell pako me dhurata për fëmijët e disa institucioneve shkollore në këto komuna.
“Vizita e sotshme komunave serbe në Kosovë paraqet mbështetjen e Beogradit për popullin serb në Kosovë në përpjekjen për mbijetesë në vatrat e veta dhe të qëndroj nga të gjitha presionet që iu është nënshtruar”, tha ai.
Me këtë rast ai ka vizituar komunën dhe për vogëlushët e institucionit parashkollor “Gëzimi Ynë” ka ndarë pako me dhurata.
Sipas Vesiç, Beogradi mund të jetë me kilometra larg por është qyteti i të gjithë serbëve kudo që ata jetojnë.