Meta tallet me Haxhiun: S’do habitesha nëse Batoni thotë se Adem Jashari u vra për t’ia shitur Mitrovicën serbëve - Bota Sot
Meta tallet me Haxhiun: S’do habitesha nëse Batoni thotë se Adem Jashari u vra për t’ia shitur Mitrovicën serbëve

Lajme

Meta tallet me Haxhiun: S’do habitesha nëse Batoni thotë se Adem Jashari u vra për t’ia shitur Mitrovicën serbëve

Më: 17 janar 2019 Në ora: 22:25
Baton Haxhiu, Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka komentuar edhe akuzat e bëra nga gazetari Baton Haxhiu, se Meta ka qenë i pari që ka propozuar për ndryshim kufijsh gjatë takimeve me Gjingjiç.

Meta duke qeshur tha se si mund të bëhen këto diskutime me persona që kanë vdekur shumë vite para se Kosova të shpallte Pavarësinë.

‘Unë jam shumë krenar për miqësinë që kam patur me Batonin. Kam një pyetje për ju kur u vra ish-kryeministri Gjiingjiç? Kur u shpall pavarësia e Kosovës? Si mund të diskutosh për kufijtë pasi ky u vra? Batoni nuk ka qenë asnjëherë prezent në diskutimet e mia me Gjiingjiçin. Unë tani nga Batoni pres që edhe Adem Jashari u vra për ndryshimin e kufijve’, deklaroi Meta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...