Deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se vendin e kaplojnë grevat , si pasojë e përçarjes së PAN-it, protestojnë ish-punëtorët e KEDS-it, protestojnë serbët në Shtërpce kundër hidrocentralit, Thaçi mashtron për “bashkimin e Mitrovicës”, përcjellë Bota Sot
Ai thotë se janari ende nuk ka përfunduar e veç po “këqyrim seri”.
Postimi i plotë:
T’u kqyrë seri:
- Vendin e kaplojnë grevat, si pasojë e përçarjes së PAN-it (SBASHK-u me një pjesë të PDK-së kundër AAK-së);
- Protestojnë ish-punëtorët e KEDS-it, që duhet te protestonin të zyra e Thaçit si përgjegjësi kryesor për privatizimin kriminal të KEDS;
- Protestojnë serbët në Shtërpce kundër hidrocentralit që kush nuk e din pse është ndërtuar në parkun nacional Brezovicë;
- Një deputet i “mazhorancës” e shpallë të vdekur liderin e partisë më të madhe në vend;
- Kalon data e “ultimatumit” amerikan për suspendim të taksës ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, e po atë ditë pason edhe një çnjohje e pavarësisë së Kosovës;
- Thaçi e gënjen delegacionin shtetëror me një dokument të pavërtetë në bisedimet e tij me Vuçiqin, e këta të delegacionit pa kuptim po heshtin;
- Thaçi me Vuçiqin në Davos “bashkëbisedojnë” për ndarje të Kosovës;
- Thaçi mashtron për “bashkimin e Mitrovicës”, duke punuar me vrull për ndarje të Kosovës;
E janari ende nuk ka përfundu.