Lladrovci: Vështirë të na njoh Serbia, edhe më vështirë për ata që han produkte nga shteti serb

Lajme

Lladrovci: Vështirë të na njoh Serbia, edhe më vështirë për ata që han produkte nga shteti serb

Nga: Z.B Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 19:20
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit perms një postini në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se vështirë është të na njoh Serbia, por edhe më i vështirë është fakti se ka persona që konsumojnë produkte të shtetit që i pengon ekzistenca jonë, përcjell Bota Sot.

Lladrovci është shprehur se u ndjeh mirë kur Kosova i vuri taksë Serbisë, ashtu siç i erdhi mirë kur Donald Trump kishte vendosur taksë ndaj Kinës.

Postimi i plotë:

Kur Trampi i vuri taksë Kinës, më pati ardhë mirë…i vuri fre invazionit të prodhimeve kineze dhe mentalitetit të konsumit të gjërave të lira. Por, Kina ka gjetur shteg tjetër dhe eksportet nuk po i ndal, përkundrazi, ka zgjerim deri në Ballkan e tutje në Evropë.

Kur ne i vumë taksë Serbisë, u gëzova edhe më shumë, me të njëjtat motive si në rastin e vendimit të Trampit, edhe pse me sasi qindra herë më të vogla dollarësh, por, vendi im, mori vendim.

Qytetarët duhet ta mendojnë mirë para se të blejnë, duhet ta dinë nga vjen malli që konsumojnë.

Liderët njihen nga vendimmarrja, në rastet e krizës por edhe të kohës së “paqes”. Vështirë të na njoh Serbia, por edhe ma vështirë kush që han produkte nga shteti që i pengon ekzistenca jonë!

Zgjate Zot!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat