Suspendohet nga puna kirurgu që ofendoi pacientin

Lajme

Suspendohet nga puna kirurgu që ofendoi pacientin

Nga: Z.B Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar se është suspenduar kirurgun në Prizren nga menaxhmenti i Spitalit të Prizrenit, përcjell Bota Sot.

Ismaili ka shkruar se ky reagim duhet të jetë mësim për të gjithë ata që abuzojnë me pozitat dhe besimin e dhënë.

Postimi i plotë:

“Sapo u njoftova që kirurgu në Prizren është suspenduar nga menaxhmenti i Spitalit të Prizrenit. Ky reagim duhet të jetë mësim për të gjithë ata që abuzojnë me pozitat dhe besimin e dhënë. Do të vazhdojmë të investojmë në sistemin shëndetësor dhe në të gjithë punëtorët shëndetësorë me integritet dhe etikë të lartë. Por, nuk do të kemi tolerancë ndaj abuzimeve”.

Ndërsa për suspendimin nga puna të kirurgut Rr.Y. e ka konfirmuar edhe Drejtoria e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren.

“Drejtoria e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, ka njoftuar drejtorinë e SHSKUK, se kirurgu Rr.Y, është larguar përkohësisht nga puna, pas denoncimeve në media që ka bërë një paciente për mos ofrim të shërbimeve shëndetësore, e ku shihet se doktori në fjalë ka shkelur detyrat dhe përgjegjësitë e punës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat