Vuçiq për Kosovën: Një shkëndijë mund të ndez gjithë regjionin - Bota Sot
Vuçiq për Kosovën: Një shkëndijë mund të ndez gjithë regjionin

Lajme

Vuçiq për Kosovën: Një shkëndijë mund të ndez gjithë regjionin

Nga: F.B. Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 13:03
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka përsëritur sot në Vranje se derisa Prishtina nuk heq taksat ndaj mallrave serbe nuk do të ketë vazhdim të dialogut, duke shtuar se shpreson që udhëheqja e Kosovës të kuptoj se pa marrëveshje dhe bisedime nuk mund të këtë zgjidhjen shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota sot”.

"Nëse nuk duan marrëveshje, nuk duan, Nuk mundemi askënd ta detyrojmë, problemi është se nuk di çfarë duan ata. Çka duan nga ne dhe çka nga bota", tha Vuçiq.

Ai shtoi se Serbia edhe nëse nuk vjen te marrëveshja do të jetë mjaftueshëm e fortë që të vazhdojë të ndërtoj të ardhmen për qytetarët e saj.

Duke komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se është i gatshme të shqyrtoj korrektimin e vogël të kufirit, Vuçiq tha se nuk do që për çdo ditë të komentoj deklaratat e politikanëve shqiptar nga Kosova sepse ato secilën ditë ndryshojnë.

"Një ditë thonë një gjë në Uashington, sepse duan që të pëlqehen nga dikush, ditën tjetër, tjetër gjë në Bruksel, ndërsa të tretën në Prishtinë. Pastaj përlahen pak dhe ndërrojnë rolet. Ne jemi të gatshëm për dialog por duhet të hiqni taksat sepse ajo jo vetëm dëmton ekonominë serbe por edhe rastin për vendosjen e besimit. Këtë e kanë kuptuar të gjithë në botë. Presim që të bëjnë këtë kusht elementar", tha Vuçiq.

Lidhur me deklaratën e ambasadores së Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, që e ka quajtur hajgare mbledhjen në KS, ku të gjithë ftuan Kosovën të heq taksat, Vuçiq tha se nuk e di pse ajo kishte ardhur në mbledhje pra.

"Çmimi është i lartë, ndërsa njerëzit paqen dhe stabilitetin e shohin si të kryer. Nuk është ashtu, sepse një shkëndijë mund të ndez të gjithë regjionin. Nëse ata duan nuk duan (paqe e stabilitet) atëherë le të thonë çfarë të duan. Por le të mbajnë të paktën dhjetë ditë qëndrimet e tyre, sepse unë po dëgjoj brenda ditës nga pesë deklarata të ndryshme", tha Vuçiq që mori pjesë në fillimin e banesave për pjesëtarët e forcave të sigurisë në Vranje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...