Jovanoviq e paralajmëron Vuçiqin: Të pret një pranverë e nxehtë - Bota Sot
Jovanoviq e paralajmëron Vuçiqin: Të pret një pranverë e nxehtë

Lajme

Jovanoviq e paralajmëron Vuçiqin: Të pret një pranverë e nxehtë

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 15:15
Çedomir Jovanoviq

Kryetari i partisë Liberal Demokrate, Çedomir Jovanoviq, e ka paralajmëruar presidentin e Serbisë, Alekander Vuçiq , se e pret një pranverë shumë e nxehtë.

Këto deklarata ai i ka bërë teksa ka folur për protestat që po organizohen kundër pushtetit të Vuçiqit në Serbi.

Jovanoviq ka thënë se Serbia tashmë është një vend i ndarë, me ata që e përkrahin Vuçiqin, dhe një numër të madh të serbëve që po marrin pjesë në protesta e që janë kundër pushteti.

Ai thotë se protestat masive tregojnë se qytetarët janë tejet të pa kënaqur.

“Jam shumë i kënaqur që qytetarët po protestojnë dhe po shprehin pakënaqësitë e tyre”, ka shtuar Jovanoviq, shkruajnë mediat serbe.

Teksa ka folur për fushatën që ka nisur presidenti serb me moton ‘Për të ardhmen e Serbisë’, Çedomir Jovanoviq, thotë se këtë Vuçiq po e bën në përpjekje e sipër për të neutralizuar protestat kundër tij.

Ndër të tjera ai ka thënë se është duke e menduar nëse do të kandidoj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi.

Çedomir Jovanoviq njihet për retorikën e tij kundër pushtetit të Vuçiqit në Serbi. Ai kishte kritikuar edhe vizitën e Putinit.  "Një vend që vizitohet nga Putini, nuk ka të ardhme", kishte thënë Jovanoviq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...