Serbët me peticion që Italia ta shqyrtojë njohjen e Kosovës

Lajme

Serbët me peticion që Italia ta shqyrtojë njohjen e Kosovës

Nga: F.B Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 19:23
Ilustrim

Serbët e Italisë dhe një grup i intelektualëve italianë do tu dorëzojnë autoriteteve italiane një peticion me propozimin që të shqyrtohet vendimi i njohjes, pikërisht në përvjetorin e ditës që Italia e ka njohur Kosovën, ka thënë për “Tanjug” nismëtari i peticioni drejtuesi për çështje humanitare i Lidhjes së Serbëve Dejan Kushalo, transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij, peticionin e kanë nënshkruar 6 mijë persona dhe 3 mijë përmes formularit online dhe ai do tu dorëzohet ministrave në Qeveri, Senatit dhe Dhomës së Ultë të parlamentit.

“Propozimi ynë që Italia të shqyrtojë njohjen dhe ajo të kalojë përmes vendimit të parlamentit dhe jo këshillit të ministrave, do të thotë se mungon ana legale dhe ne dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë”, ka thënë Kushalo.

Ai përkujtoi se Italia është e pranishme në Kosovë dhe është pjesë e rëndësishme e BE-së.

“Nëse peticioni vjen në parlament, kjo temë e ndjeshme do na mundësonte të flisnim për situatën dhe gjendjen e serbëve në atë territor dhe i ndihmojmë vendit tonë, në luftën për Kosovën”, ka thënë ai.

Ai beson s'mund të bëjnë diçka të dobishme për serbët dhe bisedimet Prishtinë-Beograd, duke theksuar se vetëm në Viçencë jetojnë rreth 50 mijë serbë.

Italia e ka njohur Kosovën me 20 shkurt 2008 me letrën që ministri i atëhershëm Masimo D'Alema, pa debat edhe shqyrtim në Parlament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat