Vuçiq nuk priste qëndrimin gjerman për Kosovën - Bota Sot
Vuçiq nuk priste qëndrimin gjerman për Kosovën

Lajme

Vuçiq nuk priste qëndrimin gjerman për Kosovën

Nga: F.B Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 12:00
Aleksandar Vuçiq dhe Angela Merkel

Presidenti Aleksandar Vuçiq nuk priste që Berlini zyrtar “ qartë edhe zëshëm” të thotë se mbështet Kosovën dhe është kundër ndryshimit të kufijve, ka thënë për “Danas” jo zyrtarisht përfaqësues të rretheve diplomatike.

Ata kanë komentuar deklaratën e Vuçiqit se "i befasuar dhe shumë i zhgënjyer” me shefin e diplomacisë gjermane Heik Mass se “Gjermania vazhdon të ofroj mbështetje Kosovës dhe se është i impresionuar me reformat në Kosovë “. Nga ana tjetër ambasada gjermane në Beograd nuk ka dashur të komentoj reagimin e Vuçiq në këto deklarata.

Ndërkohë takimi mes kryeministres Brnabiq dhe ambasadorit Shib është takim i rregullt, ku është pritur se “gjermania insiston në heqjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe vazhdimin e dialogut“.

Vuçiq pas takimit me ministren franceze për punë evropiane Natali Loazo në Beograd ka thënë se deklaratën e shefit të diplomacisë gjermane „ e kupton si mbështetje fëmijës që e kanë krijuar amerikanët… dhe nuk flet për nevojën e heqjes së taksës, interesin gjerman që është me rëndësi në tregun e lirë të lëvizjen e mallit dhe kapitalit“.

Në pyetjen drejtuar kabinetit rreth “ zhgënjimit dhe befasisë” në deklaratën e Mass, a ka menduar vetëm në ministrin, apo në Berlinin zyrtar dhe a do takohet Vuçiq me ambasadorin Shib, nuk është kthyer përgjigje.

Burime diplomatike kanë theksuar jo zyrtarisht se deklaratat e ministrit gjerman “nuk janë krye në vete”, por mbështetja për Kosovën dhe reformat e pushtetit atje “ janë të harmonizuara me kancelaren Merkel dhe anëtarët e tjerë të qeverisë“.

„Nuk është rastësi që ministri Mass bash tani ka dhënë një deklaratë të tillë publike, ku Gjermania e betonon qëndrimin për Kosovën se nuk ka ndryshim të kufijve. Deklarata është indikative se tash do mbahen zgjedhjet për parlamentin evropian dhe Gjermania frikësohet se në vakuumin politik të institucioneve evropiane Serbia me ShBA mund të merren vesh për Kosovën. Teoritikisht kjo është e mundur dhe zgjidhja mund të arrihet para zgjedhjeve parlamentare evropiane. Nuk habit qëndrimi në të cilin insiston Berlini për mos prekje të kufijve në Ballkan, duke e ditur se Gjermania është një shtet serioz dhe ato vende nuk ndryshojnë mendimin lehtë në kursin e politikës së jashtme” ka thënë ky burim.

Sipas konstatimit të këtij urimi, presidenti Vuçiq “ është lidhur thellë” me “ekipin” e kancelares gjermane, duke lavdëruar vazhdimisht Merkelin dhe qeverinë, prandaj është dukshëm “ I befasuar dhe zhgënjyer që nuk ka marr mbështetjen e Berlinit për planin e ndarjes së Kosovës“.

Pajtiç: Perëndimi Vuçiqit ia toleron absolutizmin

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Bojan Pajtiç ka vlerësuar se hidhërimi i Vuçiqit në ministrin Mass „ është mimikë e dedikuar vetëm opinionit të brendshëm “. „Vuçiqit Kosova i intereson vetëm si mjet e ruajtjes së pushtetit absolute në Serbi. Perëndimi e toleron absolutizmin, korrupsionin, ngufatjen e lirisë së mediave sepse llogarisin se do të ofrojë pavarësinë e Kosovës si iu ka premtuar” ka thënë Pajtiç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...