Mediat serbe: Putin ka dërguar “luanët” të mbrojë Serbinë, ndërsa CIA, MI6 dhe BND janë në panik!

Lajme

Mediat serbe: Putin ka dërguar “luanët” të mbrojë Serbinë, ndërsa CIA, MI6 dhe BND janë në panik!

Nga: F.B Më: 6 mars 2019 Në ora: 11:23
Vladimir Putin

Shefi i Kremlinit ka dërguar në Beograd specialistin që të përcjell situatën e sigurisë. Kjo ngritje në nivel më të lartë vjen pas kërcënimeve nga Prishtina, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka dërguar në Serbi njeriun e besueshëm që nga hija të kontrolloi situatën e sigurisë, që mund të jetë e rrezikuar nga kërcënimet e Prishtinës, zbulon “Kurir”.

Bëhet fjalë për njeriun që është pjesë e Gardës Kombëtare, e njohur si “Luanët e Putinit”, dhe ai ka kompetenca që operativët e vetë të i konfrontoj me veprimet e shërbimeve amerikane, angleze dhe gjermane (CIA, MI6 dhe BND) kundër interesave të Serbisë dhe popullit serb, për çka mësohet se mes këtyre shërbimeve është futur paniku.

Kujdeset për siguri

Përndryshe sipas gazetës, njeriu i Putinit që është i besueshëm në secilin moment mund të tërheq dhjetëra operativ tjerë.

Image
Vladimir Putin

“Në radhët e CIA, MI6 dhe BND është një hutim i përgjithshëm, tentojnë pa sukses të zbulojnë identitetin e njeriut të Putinit. CIA me seli në Budapest në Evropë pas nj pune operative erdhi deri tek të dhënat se për cilin person bëhet fjalë, që është pjesëtar i Gardës Kombëtare (që quhen “luajt e Putinit”)", thotë një burim i gazetës,

Sipas këtij burimi “ Në kohën kur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj zakonisht vringëllon me armë edhe kërcënime për ndërhyrje në veri, ku jetojnë me shumicë serbët, Putin ka vendosur të dërgoj njeriun e besueshëm të vërej situatën. Pas kësaj Haradinaj vështirë se guxon të afrohet veriut. Përndryshe specialisti rus ka detyrë të komandoj një numër të madh të informatorëve zbulues që do i ofrojnë secilën ndihmë Patriarkut Irinej, presidentit Vuçiq, shefit të diplomacisë Daçiq, presidentit Dodik në qëllim të ruajtjes së interesit të Serbisë dhe popullit serbe.

Image
Patriarku Irinej, Dodik dhe Putin

Ndihma e madhe

Anëtari i Asociacionit Botëror të shefave të policisë Marko Nicoviç mendon se një angazhim i këtillë i “luanit” të Putinit ka rëndësi të veçantë për Serbinë.

“Kjo është ndihmë e madhe shtetit tonë. Kjo është njësi elite që në Turqi ka arrit të evitojë grusht shtetin dhe likuidimin e presidentit Taib Erdogan”, thotë ai.

Image
Ballina e Kuririt

Ndërsa komentuesi politiko-ushtarak Vlada Raduloviç thotë se është fakt se Ballkani është interesant në çështjen e sigurisë si për Lindjen edhe për Perëndimin.

“Interesat e tyre konfrontohen dhe nuk është çudi që Moska në këtë situatë të komplikuar dhe rrethanat në Kosovë të dërgoj operativin special.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat