‘Urimi’ më i bukur për Karaxhiçin nga një mysliman i Bosnjës, pasi Haga e dënon me burgim të përjetshëm

Lajme

‘Urimi’ më i bukur për Karaxhiçin nga një mysliman i Bosnjës, pasi Haga e dënon me burgim të përjetshëm

Më: 20 mars 2019 Në ora: 18:14
Radovan Karaxhiç

Radovan Karaxhiç u dënua me burgim të përjetshëm për krime lufte, Dhoma e Apelit në Hagë e vendosi këtë, pasi më herët ai ishte dënuar vetëm me 40 vite burgim.

Vendimi i shkallës së dytë erdhi pasi në vitin 2016 Karaxhiç kishte marr dënim me 40 vjet burgim, i cili ishte apeluar.

Sapo u shpall vendimi për burgim të përjetshëm, në rrjetet sociale kanë shpërthyer komentet, dhe më i bukuri vjen nga një boshnjak mysliman, i cili ka shkruar, “rrofsh 1000 vjet”.

Mediat serbe kanë shkruar për këtë koment, duke e marr si provokim.
Duhet theksuar se Karaxhiç për shumë vite ishte fshehur në Serbi, pavarësisht se kërkohej me ngulm nga drejtësia ndërkombëtare.

Ai jetonte i maskuar në Beograd si një mjek popullor, me identitet të rrejshëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat