Stërvitja në Fushë Kosovë tmerron serbët: Shqiptarët po përgatitën me konfrontimin përfundimtar me serbët

Lajme

Stërvitja në Fushë Kosovë tmerron serbët: Shqiptarët po përgatitën me konfrontimin përfundimtar me serbët

Nga: F.B Më: 21 mars 2019 Në ora: 13:41
FSK

Stërvitja ushtarake e Ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës që kanë filluar dje janë ushtrime për ndërhyrje dhe sulm ndaj serbëve në veri të krahinës, shkruan “Expreso” transmeton “Bota Sot”.

Në Pomozatin të Fushë Kosovës është organizuar stërvitje e përbashkët ushtarake në gjetjen dhe shpëtimin e personave ku po marrin pjesë ushtria shqiptare dhe forcat e sigurisë së Kosovës, por ekspertët tërheqin vërejtjen se pas kësaj fshihet qëllim shumë më i rrezikshëm nga pushteti i Tiranës dhe Prishtinës.

Burime të sigurisë kanë thënë se stërvitja është vetëm kamuflim për ushtrim të intervenimit në veri të Kosovës. Aksioni sipas burimeve mirë të informuara, kanë mbështetje nga ndërkombëtarët, shkruajnë mediat serbe në Beograd.

“Bëhet fjalë për shkeljen flagrante të rezolutës 1244 ku thuhet se KFOR është forca e vetme ushtarake e pranishme në Kosovë. Dikush nga bashkësia ndërkombëtare po mbyll sytë dhe lejon ushtri të shtetit tjetër të hyj në Kosovë nën maskën e stërvitjes për shpëtim” – thonë burimet e sigurisë.

Kjo është një ndër goditjet më të mëdha stabilitetit regjional. Me këtë duan të porosisin se është i mundshëm aksioni i dhunës nga ushtria e Shqipërisë dhe FSK kundër serbëve në veri. Kjo do të thotë se ushtria e tyre do të mund të paraqitet deri në maje të Kopaonikut ku është vija administrative dhe kjo që po bënë Shqipëria është përgatitje klasike për luftë dhe duhet të dënohet ka thënë Milovan Drecun.

Dekani i Fakultetit të Sigurisë "Edukons" Miroslav Bjegoviç vlerëson se shqiptarëve nuk do iu kaloj plani i ferrit për spastrim të ri etnik të serbëve.

“Një mund të them, le të përgatiten shqiptarët sa të duan, por nëse qëllim përfundimtar kanë marrjen e veriut të Kosovës, më mirë mos të harxhojnë kohë. Serbia këtë nuk do iu lejoj! Duhet të jenë të vetëdijshëm se Serbia dhe udhëheqja e saj nuk do të lejojnë marrjen me dhunë të veriut të Kosovës. Në këtë konflikt shqiptarët sigurisht do të munden” – nënvizon Bjegoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat