Prindërit harrojnë vajzën 2 vjeçe në park, kujtohen pas 14 orësh

Lajme

Prindërit harrojnë vajzën 2 vjeçe në park, kujtohen pas 14 orësh

Më: 28 mars 2019 Në ora: 10:05
Makenson Alexandre dhej Jolana Alexandre me vajzën

Kishin dalë me tetë fëmijët e tyre, por më e vogla iu kishte ikur nga sytë, kështu që e park. Që të dy prindërit ishin të bindur se vajza e vogël vetëm 2 vjeçe, ishte me të afërmit dhe vetëm pasi kaluan 14 orë kuptuan se e kishin harruar në park.

34-vjeçari Makenson Alexandre dhe gruaja e tij Jolana Alexandre, 27 vjeçe nga Palm Beach, në Florida, SHBA, u arrestuan për braktisje të mituri, pasi vajza e tyre u gjet duke ecur rrugëve pranë parkut e vetme.

Ishin kalimtarët e rastit ata që e gjetën të miturën, duke lajmëruar policinë. U bënë një sërë kërkimesh dhe verifikimesh për të kuptuar nëse dikush kishte bërë denoncim për zhdukje.

Më në fund kur çifti kuptoi se vajza mungonte kishin kaluar 14 orë dhe ata u denoncuan në polici.

Vajza ishte në duart e punonjësve të kujdesit social, të cilët ishin kujdesur për të. Çifti shpjegoi se i kishin nxjerrë tetë fëmijët në park mesditën e së shtunës, por nga rrëmuja e tyre u hutuan, duke mos e konstatuar mungesën e vajzës. Por pavarësisht justifikimeve, ata u arrestuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat