Çepurin: Uashingtoni e ka shndërruar Kosovën në aeroplanmbajtës transportues "Bondstill"

Lajme

Çepurin: Uashingtoni e ka shndërruar Kosovën në aeroplanmbajtës transportues "Bondstill"

Nga: F.B. Më: 26 prill 2019 Në ora: 15:41
Bondsteel

Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Çepurin ka theksuar se takimi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe atij rus Vladimir Putin vërtetoi se Rusia edhe më tutje do të mbështes qëndrim energjik punën e drejtë të Beogradit, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

“Problemi nuk mund të zgjidhet pa Serbinë dhe aq më parë kundër Serbisë”, ka shkruar në Tviter ambasadori rus.

Ai ka nënvizuar se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës tash e 6 muaj “ në komë” për shkak të provokimeve dhe hapave të njëanshëm të shqiptarëve të Kosovës - vendosjen e taksës 100 për qind, formimin e ushtrisë së Kosovës, që është në kundërshtim me rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe tentim i uzurpimit të pasurisë serbe.

“Çdo kund shihet shenja e sponsorëve të Kosovës”, ka shkruar Çepurin.

Sipas fjalëve të tij, tek Be si ndërmjetësues në bisedime në dialogun Beograd- Prishtinë, nervozen e nxit linja e fortë e Uashingtonit të largët, që Kosovën e ka shndërruar në “Ambasadorstan” dhe “aeroplanmbajtës transportues – Bondstil” dhe i cili me të gjithë forcën tregon se pa amerikanët nuk mund të ketë asnjë marrëveshje, shkruan ambasadori rus.

Ambasadori rus ka komentuar edhe takimin e sotshëm mes Vuçiqit dhe Putin në Peking në margjina të Forumit “Një trase – një rrugë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat