Jeremiç: Vuçiq tha qartë se Kosova fiton gjithçka, ndërsa faji i lihet popullit - Bota Sot
Jeremiç: Vuçiq tha qartë se Kosova fiton gjithçka, ndërsa faji i lihet popullit

Lajme

Jeremiç: Vuçiq tha qartë se Kosova fiton gjithçka, ndërsa faji i lihet popullit

Nga: F.B. Më: 6 maj 2019 Në ora: 10:43
Vuk Jeremiç

Presidenti i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiç ka deklaruar se “sot presidenti i Serbisë dhe i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) Aleksandar Vuçiq me deklaratën se ‘ ideja e tij për përcaktim kufiri me Kosovën ka dështuar sepse populli mendon ndryshe’ i ka dhënë një goditje të rëndë kapacitetit bisedues të Beogradit dhe i dërguar porosinë se pala nga Kosova do të fitoj gjithçka gjë që është kërkuar edhe me deklaratën e parlamentit të Prishtinës”, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

"Pyes Vuçiqin a i vjen pak marre që të fajësoj popullin për një humbje të përmasave historike, ndërsa ajo që ai kumton është pikërisht ajo- historike. Vuçiq në mënyrë bizare relativizon përgjegjësinë e vetë, prandaj sot pala e Kosovës nuk ka asnjë arsye përderisa Vuçiq është në pushtet të të shkoj më poshtë asaj që ai theksoi se do të fitojnë. Kjo as në bisedimet ndërkombëtare nuk bëhet", ka thënë Jeremiç.

Ai përkujtoi se Vuçiq ishte anëtar i qeverisë së Serbisë si ministër i informimit në vitin 1999, kur i është dhënë " goditja më e rëndë tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Serbisë, kur kanë rënë bombat dhe kur ushtria serbe është detyruara të tërhiqet nga territori i Kosovës".

"Më vonë në vitin 2012 kur Vupiq ishte “alfa dhe omega” e procesit dialogues, ky proces nga çështjet teknike u ngrit në nivelin e lartë politik. Si është diskutuar erdhi niveli që Prishtinës i duhet vetëm ulësja në OKB sepse gjithçka tjetër u dorëzua, ndërkohë që për ata nuk u morr asgjë, përveç asociacionit të komunave serbe që është shkronjë e vdekur në letër", ka thënë Jeremiç.

Jeremiç më rastin e kritikave rreth mendimit të gjykatës ndërkombëtare që vërtetoi pavarësinë e Kosovës, theksoi se “nuk është e vërtetë”, sepse ajo gjykatë ka thënë se statusi i Kosovës duhet të vendoset në KS të OKB-së ndërsa atje Kina dhe Rusia kanë të drejtë të vetos.

"Beogradi për shkak të qëndrimit të Kinës dhe Rusisë fitoi një kartë të fortë si rezultat i mendimit të GjND-së, sepse ajo theksoi se Prishtina nuk ka bërë shkelje me deklaratën e pavarësisë, pro pastaj sqaroi se e drejta ndërkombëtare nuk njeh aktin e shkëputjes. Kjo do të thotë, nëse ne nënshkruajmë se kjo studio televizive është e pavarur, nuk kemi bërë shkelje të së drejtës ndërkombëtare, nëse vazhdojmë të mbetemi në Serbi, këtë e ka thënë gjykata", tha ai.

Jeremiç nënvizoi se GJND i ka lënë KS të OKB të vendos për statusin: "Për këtë shkak sot Vuçiq, ndërsa nesër dikush tjetër që do bisedoj në emrin e Serbisë, ka kartën e fortë në duar, ndërsa ajo që flet Vuçiq është gënjeshtër e thënë 1 mijë herë me shpresën që të bëhet e vërtetë", tha ai.

Kryetari i Lidhjes patriotike të Serbisë (SPAS) Aleksandar Shapiq ka thënë se askush deri me tash nuk ka sqaruar kuptimin e termit “përcaktim kufiri” dhe për këtë ai nuk e ka komentuar kurrë.

"Deri sot nuk kemi ditur çka nënkupton ajo, Tash e dëgjuam se nuk ka më “përcaktim kufiri”. Pasi nuk ka  dhe nuk është më temë “përcaktimi i kufirit”, nuk më intereson fare", ka thënë Shapiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...