Vjen reagimi i ashpër ndaj Thaçit: Ti as president i Brojës nuk meriton me kanë, qesharak, i pa edukumë... - Bota Sot
Vjen reagimi i ashpër ndaj Thaçit: Ti as president i Brojës nuk meriton me kanë, qesharak, i pa edukumë...

Lajme

Vjen reagimi i ashpër ndaj Thaçit: Ti as president i Brojës nuk meriton me kanë, qesharak, i pa edukumë...

Nga: N.Sh Më: 15 maj 2019 Në ora: 21:43
Hashim Thaçi

Pas kritikave që bëri presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes rrjetit social Facebook, ku në një mënyrë e sulmoi ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, ka reaguar ashpër gazetari Berat Buzhala.

Ai thotë se, presidenti Hashim Thaçi nuk meriton me qenë as president i fshatit të tij, Brojës, duke i thënë qesharak, i paedukumë.

Buzhala, tutje thotë se, presidenti Thaçi po merret me spekulime dhe po e shfrytëzon pozitën shtetërore për hakmarrje personale.

Sipas tij, Thaçit i ka dështua projekti për ndarjen e Kosovës.

Ndryshe, Buzhala më herët ka paralajmëruar se, nëse i ndodhë ndonjë gjë, atë e ka nga presidenti Hashim Thaçi.

Ky është postimi i plotë i Berat Buzhalës:

Vec paramendojeni me cka merret Presidenti i shtetit tone? Po thote disa diplomate te rangut te ulte po bejne takime ne Prishtine.... trrta-mrrta-trrta-mrtta.

A eshte e mundshme qe kemi mbrri ne kete derexhe, kur Presidenti i vendit ka filtera me te ulte se sa portalet per me pergoju edhe me i leshu kunxha ambasdoreve te huaj ne Kosove.

Qe te jam edhe me i qarte: Presidenti Thaci, ne kete status, po don me thane qe Ambasadori i Gjermanise po ben presion me e heq taksen Kosova, ne kembim te vizave.

Pra, tash, pasiqe i deshtoi projekti i ndamjes, Thaci po provon me e pastru veten, ama inati me Gjermanine qe ia ndali projektin nuk po e leshon.

Ti as President i fshatit Broje nuk e meriton bre me kane. Ti je qesharak, klloun, i paditun, i pa edukume, qe merresh me spekulime dhe e perdore poziten shteterore per hakmarrje personale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...