Flet Vuçiqi pas fitores së Listës Serbe në zgjedhjet në veri të Kosovës - Bota Sot
Flet Vuçiqi pas fitores së Listës Serbe në zgjedhjet në veri të Kosovës

Lajme

Flet Vuçiqi pas fitores së Listës Serbe në zgjedhjet në veri të Kosovës

Më: 19 maj 2019 Në ora: 23:43
Aleksander Vuçiq

residenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat në veri të Kosovës.

Në Mitrovicën e Veriut, në garën për kryetar ka fituar Goran Rakiq nga Lista Serbe. Partia e njëjtë ka fituar edhe në Zubin Potok, Leposaviq e në Zveçan. Lista Serbe i ka fituar zgjedhjet bindshëm në të gjitha komunat, duke marrë mbi 95 për qind të votave në secilën.

Vuçiq e ka përshëndetur dhe falënderuar popullin serb për daljen masive në këto zgjedhje.

Sipas tij, ky është konfirmimi më i mirë për unitetin politik të serbëve rreth interesave vitale dhe nacionale, si dhe interesave më të rëndësishme të shtetit të Serbisë.

“Njerëzit tonë kanë dëshmuar energji jashtëzakonisht të madhe dhe dëshirën se duan të luftojnë për të ardhmen e tyre dhe një të nesërme më të mirë për fëmijët e tyre”, është shprehur ai.

“Me këtë fitore nuk do t’i zgjidhim të gjitha problemet tona, por kemi treguar se duam unitet në zgjidhjen e këtyre problemeve dhe zgjidhjen e përbashkët të tyre”, ka thënë Vuçiq.

“Mendoj se pas të gjitha kërcënimeve nga shqiptarët dhe disa serbë, ky është konfirmimi më i mirë për unitetin politik të luftës për interesat tona vitale dhe nacionale dhe interesat tona më të rëndësishme shtetërore”, ka deklaruar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...