Vuçiq të premten në Kosovë

Lajme

Vuçiq të premten në Kosovë

Nga: F.B. Më: 20 maj 2019 Në ora: 14:19
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet në Beograd me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe drejtuesit e të gjitha institucioneve serbe në Kosovë, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Në takim do të bisedohet për hapat e mëtutjeshëm ka thënë Marko Gjuriq drejtor i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën.

"Të gjithë hapat e ardhshëm do tërhiqen në marrëveshje me përfaqësuesit e zgjedhur serb dhe përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë” ka thënë Gjuriq.

Ai ka theksuar se krenohemi me bashkëpunimin dhe raportet që ekzistojnë me përfaqësuesit e zgjedhur të popullit në Kosovë.

Lidhur me paralajmërimin e mëhershëm rreth kundër masave ndaj Prishtinës, Gjuriq ka thënë se "Çdo gjë do të diskutohet dhe shqyrtohet në detaje. Sot është me rëndësi se populli serb në mënyrë energjike dëshmoi vullnetin e vetë politik", tha Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat