Shutanovac: Për shkak të Vuçiqit, opozita që në start është kundër çdo zgjidhje për Kosovën

Lajme

Shutanovac: Për shkak të Vuçiqit, opozita që në start është kundër çdo zgjidhje për Kosovën

Nga: F.B Më: 26 maj 2019 Në ora: 11:18
Dragan Shutanovac

Ish ministri i mbrojtjes së Serbisë Dragan Shutanovac ka deklaruar se qytetarët që janë opozitë, për shkka të atmosferës që në shoqëri ka krijuar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në start janë kundër çdo zgjidhje për Kosovën, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

"Përfaqësuesit e pushtetit kanë pamundësuar që në Serbi të bëhet dialog, që të dëgjohet mendimi ndryshe si dhe që edhe ata të kenë mundësi të dëgjojnë dhe eventualisht të pranojnë ndonjë ide” thotë Shutanovac për “Blic”.

Ai ka shtuar se presidenti Vuçiq përgjigjet se “ problemi i Kosovës prolongohet”, dhe se dikujt në opozitë “nuk i është e qartë” kështu që “ pa vetëdije punojnë dhe shfrytëzojnë pushtetin“.

„Është e qartë se Vuçiq nuk ka marr garanci adekuate për marrëveshjen e Brukselit, për të gjithë atë që edhe Prishtina ka nënshkruar, ndërsa Serbia e ka përmbushur. Gabimi është edhe ajo që asnjëherë deri në fund nuk është sqaruar përkufizimi (përcaktimi i kufirit) që sot nuk ka mbështetje të bashkësisë ndërkombëtare“, ka theksuar ish-ministri.

Shutanovac ka thënë se është e nevojshme që opinioni intelektual “që sot po heshtë, të ngre zërin”.

Shutanovac ka theksuar edhe se partitë e bashkuara demokratike (DS), Social-demokratike (SDS) dhe Së bashku për Serbinë (ZZS) do të jenë të suksesshme nëse ia dalin që të “profilizojnë politikën e qartë“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat