20 vite më parë, regjimi kriminal i Jugosllavisë së udhëhequr nga kryekrimineli Millosheviç, shporret nga trojet e Dardanisë

Lajme

20 vite më parë, regjimi kriminal i Jugosllavisë së udhëhequr nga kryekrimineli Millosheviç, shporret nga trojet e Dardanisë

Nga: N.Sh Më: 12 qershor 2019 Në ora: 15:11
Kryekrimineli serb, Sllobodan Millosheviç

Sot njëzetë vite më parë, regjimi kriminal i Jugosllavisë së udhëhequr nga kryekrimineli i Sllobodan Millosheviç, u shporr nga trojet shqiptare.

Kështu ka vlerësuar Ehat Miftaraj nga instituti për Drejtësi, i cili shton se, lufta e Adem Jasharit dhe luftëtarëve të UÇK-së, dëshmorëve dhe popullit të Kosovës me ndihmën dhe mbështetjen e NATO-s e të udhëhequr nga SHBA, Britania, Gjermani, Franca e Italia shporrën regjimin e Millosheviqit nga Kosova.

Ja postimi i plotë:

Lufta e Adem Jasharit, luftëtarëve të UÇK-së, dëshmorëve, dhe popullit të Kosovës sollën ndihmën dhe mbështetjen e NATO-s, të udhëhequr nga ShBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia e shtete tjera që së bashku me UÇK-në shporrën një herë e mirë regjimin kriminal të Jugosllavisë së udhëhequr nga krye-krimineli Sllobodan Millosheviç, nga trojet e Dardanisë.

20 vite nga çlirimi i Kosovës përulemi para familjes Jashari, luftëtarëve të lirisë, dëshmorëve të luftës, invalidëve të vërtetë të luftës, viktimave të luftës dhe gjithë atyre qe mbështetën luftën e shenjtë për çlirim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat