Vuçiq: Vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë marrëveshje me shqiptarët - Bota Sot
Vuçiq: Vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë marrëveshje me shqiptarët

Lajme

Vuçiq: Vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë marrëveshje me shqiptarët

Nga: F.B. Më: 8 korrik 2019 Në ora: 10:12
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë. Aleksandar Vuçiq ka deklaruar për RTS se arritja e marrëveshjes me shqiptarët do të ishte arritje me rëndësi për të ardhmen, përcjell “Bota Sot”.

Por nuk mund të arrihet marrëveshja me dike që thotë “duhet të na njihni në kuadër të këtyre kufijve”. Gjithë kam thënë se kjo është çështje për serbët dhe shqiptarët, po të na lënin të qetë ndoshta do kishim marrëveshje ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se Kosova është territor me rëndësi, por shumë më i rëndësishëm është territori ku jetojnë serbët – prandaj duhet të kemi kujdes dhe të luftojmë për ekzistencë.

"Kosova si ka thënë Tijaniç, është vend për të cilin serbët do jepnin jetën, por një pjesë e vogël e atyre që nuk jetojnë atje apo askush nuk do jetonte. Kjo flet qartë për paradokset tona dhe situatën absurde. Situata është shumë më e vështirë se 10 apo 20 vjet më përpara dhe larg më e keqe se 30 apo 60 vjet më herët", ka thënë Vuçiq.

Ai shprehet se nuk do përjetonte si humbje personale nëse nuk arrihet marrëveshja me shqiptarët por do të ishte arritje e madhe për ardhmëri dhe e mirë për qytetarët. Nëse është reale është çështje tjetër, tërheq vërejtjen presidenti Vuçiq.

Amerikanët sipas tij përherë kanë qenë të kyçur në bisedime dhe pa ata, rusët dhe fuqitë e mëdha vështire mund të arrihet zgjidhja. "Por si të arrihet zgjidhja nëse dikush thotë ‘duhet të na njihni në kuadër të këtyre kufijve’? Para kësaj kanë krijuar kufij në dëm të Serbisë", tha Vuçiq.

Po të na lenin të qetë ndoshta do të mund të arrihej marrëveshja ka thënë Vuçiq dhe shtoi se kjo është sikurse rasti i Jugosllavisë nuk është vetëm çështja e popujve në këto hapësira.

Ballkani duhet të marr gjërat në duart e veta dhe të veprojmë si bllok sepse atëherë do të mund të arrijmë rezultate dukshëm më të mira dhe do të ishim më të fortë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...