Atdhe ti je jeta dhe ndihma sociale në trojet Arbërore! - Bota Sot
Atdhe ti je jeta dhe ndihma sociale në trojet Arbërore!

Lajme

Atdhe ti je jeta dhe ndihma sociale në trojet Arbërore!

Nga: Sevdail Hyseni Më: 18 korrik 2019 Në ora: 12:31
Behije Hamiti

Me këtë titull kuptimplotë, këto ditë të ngrohta vere, na vjen zëri i një Letre të hapur, të atdhetares sonë të devotshme Behije Hamiti, një humaniste dhe shkrimtare e përmendur në Gjermani dhe në diasporë në përgjithësi.

Letra, si zakonisht, nis me një përshëndetje drejtuar Grupit të veprimtarëve humanitarë në diasporë me moton “Ndihma sociale në trojet Arbërore”, rrugëtim ky i cili do të bashkoj rreth vetës njerëzit e vullnetit të mirë për grumbullimin e ndihmave humanitare e solidare për njerëzit në nevojë.

“Unë, jam një grua e thjeshtë shqiptare, jam një motër e thjesht, jam një njeri i përbetuar për të mirën tonë të obliguar, që në çdo rast të kërkoj atë që duhet dhe që është e përgjithshme”, thotë me modesti zonja Behije Hamiti, kryetare e këtij Grupi nismëtar në Gjermani.

Në vazhdim, zonja Behije, shkruan se “detyrimi ndaj kombit shtrihet në disa drejtime: si ato politike, ekonomike, sociale, arsimore e kulturore, detyrim ky i cili, vije si shprehje e mirënjohje nga unë për ju të gjithëve”.

Jo, rastësisht, shkruan më tej, zonja Behije, së cilës i kujtohet thënia gjeniale e të madhit tonë  Aleksandër Moisiut: “T’i shohësh shqiptarët në jetë, janë të urtë, fisnikë, bujarë e besnikë, diçka të veçantë, e ajo veçanti është Sedra. Këtu dua të ndalojë e të punojë, sepse është detyrim i të gjithëve për të gjithë”.

Varfëria, thotë me bindje të thellë, zonja Behije, nuk është “pasojë e bestytnisë, është pasojë e politikës në çdo rend shoqëror, andaj, këtu është thumbi i kritikës sime. Ju jam mirënjohëse për nderimin, që më bëni, por mos harroni ta tregoni me angazhim e dashuri, sepse, e kemi me detyrë. E kam cek edhe më parë, se neve duhet të tregohemi vendosmëri ndaj popullit tonë. Ju falënderoj për fisnikërinë Tuaj, por kjo nuk lehtëson dhimbjen ndaj varfërisë së Kombit tonë”.

“Nuk dua të celebroj etikë e moral, unë shpreha moralin tim shpirtëror ndaj popullit tim. Pra, të dashur vëllezër, çdo gjë humane ndaj popullit tim, është urata më e shenjtë për ne e popullin tonë”, shkruan më tej në Letrën e hapur zonja Behije Hamiti.

Krejt në fund, del mesazhi i kësaj Letre të hapur me falënderimin “Ju lutem, mos të ngurrojmë të jemi human e dorë-shlirë, mos ngurroni të kuptoni se vetëm një shejtëri ka: dashuria ndaj tjetrit del nga shtëpia jonë e nga mendja e zemra e jonë. Unë Ju përgëzoj e respektoj për çdo gjë, që shkon në të mirën e popullit tonë. Qoftë i përjetshëm obligimi ndaj kombit tonë. E juaja Behija!”

Me këtë përfundon edhe porosia e kësaj Letre të hapur, të cilën Behije Hamiti, një pedagoge, shkrimtare, atdhetare e humaniste nga Gjermania, e cila i ka vënë vetes një mision të shenjtë për ta drejtuar Grupin bamirës me moton “Ndihma sociale në trojet Arbërore”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...