Daçiq po merret me Mogerinin: Të gjitha këto janë lojëra - Bota Sot
Daçiq po merret me Mogerinin: Të gjitha këto janë lojëra

Lajme

Daçiq po merret me Mogerinin: Të gjitha këto janë lojëra

Nga: F.B Më: 22 gusht 2019 Në ora: 13:56
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm Ivica Daçiq ka komentuar veprimin e shefes së diplomacisë së BE-së Federika Mogerini të ftesës për Prishtinën  në Helsinki në takimin e ministrave të BE-së dhe vendeve kandidate, si presedan që Beogradi duhet ta pranoj, por që nuk do të ndodhë, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Mogerini për herë të parë në fund të mandatit të saj ka ndryshuar praktikën dhe ka ftuar Prishtinën në takim, duke ndryshuar formatin e takimit me deklaratën se aty edhe “partnerët” shkruan gazeta.

"Kuptimin formal kjo nuk ndryshon qëndrimin tonë parimor, sepse aty pjesëmarrësit paraqiten vetëm me emra dhe jo simbole shtetërore. Por kjo është e panevojshme sepse ka shumë takime në të cilat Kosova merr pjesë dhe nuk duhet të jetë në vendin ku end enuk ka arritur” ka thënë Daçiq.

Sipas në takimin në Helsiniki edhe përkundër pjesëmarrjes së Prishtinës nuk do ketë biseda për vazhdimin e dialogut.

"Këto janë takime q mbahen një herë në 6 muaj nën udhëheqjen e BE-së dhe përfaqësuese së lartë Mogerini ", tha Daçiq dhe shtoi se pikërisht përfaqësuesja e lartë vendos për pjesëmarrjen dhe dërgon ftesa.

"Pse Kosova të shpërblehet me ftesë kur nuk ka respektuar qëndrimet dhe konkluzat e Berlinit, as marrëveshjen e Brukselit as marrëveshjet tjera gjë që e kanë vra dialogun direkt ", pyeti ai duke përkujtuar se për këtë Spanja ka protestuar.

Beogradi do shkoj në takim, jo se mendon se Kosova duhet të marr pjesë por nëse u ndryshuar formati dhe përdoren vetëm emrat jo simbolet, ne nuk shikojmë më miratim këtë hap” tha ai.

Daçiq mendon se Mogerini ka ftuar Prishtinën për mos të thënë se nuk ka bërë asgjë për ta.

"Dhe ja i ftoi. Deri tash i ka ftuar vetëm në dreka, tash në takimin formal duke ndryshuar formatin nga vende kandidat në “partner” ", tha Daçiq, duke e cilësuar këtë si lojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...