Vuçiq: Para neve është një periudhë e gjatë dhe me shumë probleme

Lajme

Vuçiq: Para neve është një periudhë e gjatë dhe me shumë probleme

Nga: F.B Më: 8 shtator 2019 Në ora: 13:08
Aleksandar Vuçiq

Serbisë në lidhje me çështjen e Kosovës i pason një periudhë shumë e rëndë dhe me shumë probleme, ka deklaruar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Ai ka theksuar besimin se vendi megjithatë do ketë forcë që të dal nga e gjithë kjo situatë në mënyrë më të mirë të mundshme.

Vuçiq ka thënë se çështja e taksës dhe dialogu janë çështjet më të renda dhje më serioze, duke vërejtur se edhe disa media akuzojnë qeverinë dhe shkruajnë gjëra pa lidhje se sikur shpejtë edhe lehtë do zgjidhet çështja e Kosovës, që është papërgjegjësi.

"Në lidhje me këtë çështja na pret një periudhë shumë e rëndë edhe me shumë probleme, por besoj se do të kemi forcë që të dalim nga kjo në mënyrë më të mirë të mundshme. Po të donin të bënin presion disa, nuk do vinte te kjo situatë " tha Vuçiq.

Ai theksoi se Kosova  " është zgjidhja dhe fëmija i tyre " dhe asaj foshnjë ia kanë krijuar edhe djepin dhe e luhatin ndërsa tash thonë se nuk mund të bëjnë asnjë presion dhe asnjë ndikim.

"Jam i sigurt s munden dhe shpresoj se në periudhën e ardhshme të ndodhë kjo, por të shohim” përfundoi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat