Brnabiç: Le të kyçen në dialog të gjithë që mund të ndihmojnë

Lajme

Brnabiç: Le të kyçen në dialog të gjithë që mund të ndihmojnë

Nga: F.B Më: 16 shtator 2019 Në ora: 16:55
Ana Bërnabiç

Kryeministrja Ana Bnabiç ka deklaruar se të mërkurën në bisedë me kancelarin gjermane Angela Merkel një ndër temat kryesore do të jetë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, prandaj Serbia mbështet kyçjen e të gjithë atyre që mund të ndihmojnë në heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Në pyetjen e gazetarëve të komentoj mediat në Prishtinë se Gjermania dhe Franca duan sikurse ShBA të kyçen në dialog, ajo ka thënë se këto dy vende direkt kanë tentuar të ndërmjetësojnë në dialog në takimin e Berlinit të organizuar nga Merkel dhe Makron.

Ajo përkujtoi se pasi nuk kishte rezultate konkrete në Berlin erdhi te shtyrja e takimit në Paris.

"Ne jemi të interesuar që secili që mund të ndihmoj të kyçet. Gjermania dhe Franca janë partner me rëndësi, kemi komunikim të shkëlqyeshëm me disa pajtohemi, me disa jo. Gjermania dhe Franca kanë bërë thirrje të hiqen taksat, por Prishtina është treguar e shurdhër sikur edhe shumë thirrje tjera. Gjermania asnjëherë më qartë ka bërë thirrje në Berlin” tha ajo.

Nëse mund të ndihmojnë le të ndihmojnë, shpresoj se dialogut të vazhdoj në afatin më të shkurtër ka thënë Brnabiç.

Ajo ka shtuar se dëmi i taksës prek edhe serbët edhe shqiptarë. Kush mund të thërras Prishtinën në seriozitet dhe përgjegjësi, shkëlqyeshëm shpresojmë se kjo të sjell fryt ka përfunduar Brnabiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat