Rrëfimi interesant i të moshuarës: Herën e parë kur votova, nga nervoza e rrëzova kabinën e votimit

Lajme

Rrëfimi interesant i të moshuarës: Herën e parë kur votova, nga nervoza e rrëzova kabinën e votimit

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 10:46
Një e moshuar ka treguar eksperiencën e parë ku shkoi për të votuar

Të dielën e 6 tetorit janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kanë dalë për të votuar.

Një e moshuar për T7, ka treguar eksperiencën e parë ku shkoi për të votuar.

“Kur hi me votu, jau dha letërnjoftimin, tha shkruaj këtu, ju thashë nuk kam shkollë. Tha a e din çka, ti fol unë shkruaj. Ju thashë unë për Ibrahimin kam ardh, s’kam ardhë për juve. M’qitën përjashta, u takova në djalin tem. Hi prapë mrena. U mërzita, e prej nervozës aty, kishe sanak, ai qyqja ish kon paketë. Ma dha letrën, t’i kaj nanën, pifti jau bana. Thashë a po doni ma mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat