Palmer: Amerika ka ndikim dhe prioritet – problemin mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme

Palmer: Amerika ka ndikim dhe prioritet – problemin mes Kosovës dhe Serbisë

Nga: F.B Më: 24 tetor 2019 Në ora: 09:20
Mathew Palmer

Një ndër prioritet kryesore të ShBA-ve që ka ndikim në të gjithë regjionin dhe sigurinë transatlantike është normalizimi i raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit, ka deklaruar zëvendës ndihmës sekretari amerikan dhe përfaqësuesi special i ShBA-ve për Ballkan Metju Palmer, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Këtë deklaratë ai  bëri në dëshminë para Këshillit për politikë të jashtme të Senatit amerikan dhe nën këshillit për Evropa dhe bashkëpunim në sigurinë regjionale, duke shtuar se të dy palët rrezikojnë të humbin rastin më të mirë.

Me arritjen e marrëveshjes, të dy palët mund të lirojnë potencialin ekonomik duke falënderuar paqen dhe integrimin tha Palmer duke shtuar se pret nga qeveria e re në Prishtinë të heq taksën në mallrat serbe, ndërsa Beogradi të ndal fushatën kundër pranimit të Kosovës.

"Presim që qeveria e re në Kosovë të demonstroj përkushtim rreth qëllimeve të përbashkëta duke suspenduar taksën ndaj mallrave serbe që i kanë sjell dëm pozicionit të saj në bashkësinë ndërkombëtare. Qeveria e ardhshme qartë duhet të shpalos para qytetarëve rëndësinë e kthimit në dialog dhe bisedime “ ka thënë Palmer.

Sipas Palmer "Serbia nga ana e saj duhet t ndal fushatën për delegjitimim Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare".

"Përmes fushatës së tërheqjes së njohjeve dhe bllokimit të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare si është Interpol, Beogradi ka dëmtuar bashkëpunimin ndërkombëtar policor dhe atmosferën e kompromisit ", tha Palmer.

Kjo dëmton përparimin drejt marrëveshjes e cila i duhet Serbisë për qëllimin strategjik integrimin në BE. "Be jemi të bindur se Vuçiq është i gatshëm për atë marrëveshje. Njëherë kur Serbia e Kosova të marrin ata hapa, ne jemi gati të shqyrtojmë opsionet që do ndihmojnë të ndërtohet mbështetja te populli i Serbis për normalizimin e raportit me Kosovën ", përfundoi Palmer.

Palmer ka shtuar se për shkak të rëndësisë strategjike të kësaj çështje dhe hapësirës së kufizuar historike , Serbia dhe Kosova duhet t arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse, për çka edhe presidenti Donalt Tram ka emëruar ambasadorin amerikan në Gjermani Riçard Grenel si të dërguar për bisedimet mes Prishtinës edhe Beogradit.

"Së bashku me ambasadorin Grenel do të punojmë në këtë dhe të ndihmojmë të dy palët që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizim. Përmes fuqizimit të angazhimit politik dhe nxitjes tregtare  do të ndihmojmë palët që tq gjejnë marrëveshje të qëndrueshme, të aplikueshme që do rris stabilitetin regjional", ka thënë Palmer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat