Vuçiq i befasuar për kërcënimin e Palmerit: Të heqin taksat e ne ta pranojmë Kosovën, kjo përkujton në shaka!? - Bota Sot
Vuçiq i befasuar për kërcënimin e Palmerit: Të heqin taksat e ne ta pranojmë Kosovën, kjo përkujton në shaka!?

Lajme

Vuçiq i befasuar për kërcënimin e Palmerit: Të heqin taksat e ne ta pranojmë Kosovën, kjo përkujton në shaka!?

Nga: F. B. Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 16:37
Aleksandër Vuçiq

“Nëse është ashtu si ka thënë Palmer dhe atë në Kosovë, ku kam pritur se do të kërkoj uljen e pritshmërisë së pushtetit të Prishtinës dhe do ju tregonte se kompromisi është i domosdoshëm, pyes për çka të flasim. Rreth asaj se në cilin moment duhet të pranojmë pavarësinë e Kosovës e ata të  na  heqin taksat? Mua kjo më përkujton ndonjë shaka, në secilin rast do të jemi të gatshëm në bisedime dhe arritje të kompromisit por jo poshtërimin e Serbisë, në çka nuk do pranojmë kurrë”, ka thënë presidenti Aleksabdar Vuçiq për “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Këtë deklaratë e ka bërë duke komentuar Palmerin zëvendës ndihmës sekretarin e ShBA-ve gjatë bisedës me studentë, ku tha se Serbia nuk mund të hyjë në BE nëse nuk pranon Kosovën.

“Kam përcjell me shumë kureshtje atë që ka deklaruar Palmer dhe e kuptoj se bëhet fjalë për profesionalist të madh dhe njeri që punën e bënë direkt në harmoni me politikën e Departamentit të Shtetit dhe ShBA-ve. Ajo që më ka befasuar ishte fakti se Palmer në thelb edhe në Shkup edhe në Prishtinë flet për obligimin e Beogradit dhe disa janë shumë kontestuese. Asnjë sekondë bie fjala nuk ka përmendur obligimet e Prishtinës, për formimin e bashkësisë së komunave serbe sepse obligimi i tyre sipas drejtës ndërkombëtare i ka kaluar koha nga marrëveshja e Brukselit dhe aneks marrëveshjet tjera.

Në të njëjtën kohë, thotë Vuçiq më ka befasuar edhe fakti tjetër se Palmer flet për fushatën agresive të Serbisë në tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, por askund nuk kemi pranuar marrëveshje se do ndalojmë se lobuari apo nuk kemi nënshkruar. Do të ju përkujtoj se personalisht kam ofruar që edhe njëra edhe pala tjetër të ndalojmë fushatat e pranimit dhe tërheqjes, por shqiptarët nuk kanë dashur as të bisedojnë sepse sipas tyre ndalimi i fushatës së njohjes do thoshte se ata nuk janë shtet. Por për mua është e pabesueshme që Palmer dhe shqiptarët mendojnë se vetëm ata kanë interes dhe serbët nuk kanë ka thënë ai.

Më pas ai flet edhe për taksat: “Nuk ekziston asnjë kusht për ekzistimin e tyre që nga koha e nënshkrimit të marrëveshjes CEFTA, kjo është një nga drejtat elementare të njeriut, mallit dhe shërbimeve. Këto janë gjëra që nuk preken, ndërsa ata mendojnë se kur bëjnë këtë kanë të drejtë të kërkojnë nga Serbia njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ai u shpreh se nuk befasohet nga presionet ndaj Listës Serbe dhe tentimit të largimit të saj nga Beogradi me presione të llojllojshme.

“Më befason edhe moskuptimi i rëndësisë së Listës Serbe në arritjen e çfarëdo lloj marrëveshje me Prishtinën, ka thënë presidenti i Serbisë.

Në pyetjen se si kupton kërcënimin e Palmerit ndaj Serbisë se do përballet me sanksione nëse blen sistemin kundërajror nga Rusia duke aluduar në S 400, Vuçiq u përgjigj:

“Nuk kemi siguruar sistemin S 400, ndërsa për të gjitha të tjerat ata ka kohë që e dinë dhe nuk ka asnjë problem. Por edhe kjo flet si na trajtojnë ata neve, sepse kur do flisnim çka kanë siguruar kroatët nga amerikanët, ajo nuk ishte problematike dhe do ngjante në fjalën e urtë latine për Jupiterin, që populli ynë e ka përkthyer: Çka i ngjason Zotit, nuk i ngjason kaut. Kjo dëshmon se ka kute të ndryshme për vende të ndryshme. Ne do kemi parasysh, sepse nuk do dëshiroja që në çfarëdo mënyre Serbia të i ekspozohet sanksioneve që do na vendoste fuqia me e fortë botërore. Pa marrë parasysh a janë ato të arsyetuara apo nuk janë”.

Palmer, të hënën vjen në Beograd, ndërsa presidenti Vuçiq para këtij takimi me zyrtarin amerikan ka thënë se pret bisedë të hapur edhe të sinqertë  në momentin me shumë rëndësi për Serbinë.

“Kjo është posaçërisht me rëndësi sepse në një afat shumë të shkurtët kohor edhe kryeministrja Brnabiç edhe unë do të kemi takim me të dërguarin special të presidentit të ShBA-ve, Riçard Grenel.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat