Të shtënat me armë mbrëmë në Gjilan, të përfshirë nipi i Feriz Llovcës dhe truprojat e Feros - Bota Sot
Të shtënat me armë mbrëmë në Gjilan, të përfshirë nipi i Feriz Llovcës dhe truprojat e Feros

Lajme

Të shtënat me armë mbrëmë në Gjilan, të përfshirë nipi i Feriz Llovcës dhe truprojat e Feros

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 19:14
Lili, Shqiprim dhe Shpresim Xheladini

Mbrëmjen e kaluar mediat raportuan për të shtëna me armë në Gjilan, saktësisht në lagjen Dardania 1.

Këto të shtëna me armë ndodhën pikërisht para një palestre në këtë lagje.

Por burime të Insajderi mësojnë se është pikërisht i ashtuquajturi Lila natën e 18 nëntori ka shtënë me armë zjarri pranë fitnesit ‘Parajsa’.

Lila dyshohet të ketë shtënë në drejtim të Shqiprim dhe Shpresim Xheladinit, dy vëllezër të cilët ndryshe njihen si mbrojtja e afërt e reperit Fero.

Këta dy të fundit janë edhe sigurim në disa kafiteri në Gjilan.

Image

 

Sipas të njëjtave burime thuhet se ky rast nuk është kriminal, por ka ndodhur për motive të ulëta dhe shumë banale.

Shaban Azizi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit ka thënë se lidhur me këtë rast janë arrestuar gjashtë persona dhe janë konfiskuar tri revole.

“Janë arrestuar gjashtë persona, të cilët janë në ndalim dhe i kemi konfiskuar tri pistoleta dhe rasti ka mbetur vetëm të procedohet në prokurori dhe pastaj tek ne që të përfundohet”, ka thënë Azizi.

Image

Por kush është Lila?

Lila i cili po dyshohet se ka shtënë mbi dy të lartpërmendurit është nipi i Feriz Qerimit i njohur me nofkën “Feriz Llovca”, i dënuar së paku me pesë vite burgim për rrëmbim të dëshmitarëve, armëmbajtje pa leje dhe organizim kriminal, derisa është vrarë në vitin 2009.

Feriz Qerimi (Llovca) i përket grupit të Shefqet Musliut, një ish-komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit (UÇPMB).

Derisa prokuroria në vitin 2003 kishte ngritur aktakuzë kundër Shefqet Musliut, Besim Tahirit, Jeton Arifit dhe Feriz Qerimit-Llovcës, për veprat penale rrëmbim i dëshmitarëve, tentim detyrimi, armëmbajtje pa leje dhe organizim kriminal.

Por “Llovca” ishte vrarë më 3 dhjetor, dhjetë vite më parë te Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan në rrethana ende të panjohura.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat