Dushi i LDK-së: E dyshimtë ardhja e votave nga diaspora pas shpalljes së rezultateve përfundimtare

Lajme

Dushi i LDK-së: E dyshimtë ardhja e votave nga diaspora pas shpalljes së rezultateve përfundimtare

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 05:20
Florian Dushi

Florian Dushi, ish anëtar i LDK-së në KQZ, tani kandidat për deputet, përmes një statusi në Facebook ka thënë se pranimi i votave përmes postës që kanë ardh pas ditës së zgjedhjeve po krijojnë probleme për KQZ-në.

Ai madje ka thënë se fletëvotimet të tilla po vazhdojnë të arrijnë në Kosovë edhe pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve

Postimi i plotë:

Precedenti i krijuar nga ana e Gjykatës Supreme, në kundërshtim flagrant me dispozitat e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme*, mbi pranimin e votave përmes postës, edhe kur ato vijnë pas ditës së zgjedhjeve, po vazhdon të krijoj probleme për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe për procesin zgjedhor në përgjithësi, sepse, fletëvotimet të tilla po vazhdojnë të arrijnë në Kosovë edhe pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve!

Ardhja e këtyre votave pas ditës së zgjedhjeve, madje edhe pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjve, e bënë këtë proces tërësisht të dyshimtë për faktin se ato po arrijnë në Kosovës pas njohjes së partive politike me rezultatet dhe nevojat e tyre për vota!

*Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, neni 96.2:

“Vota përmes Votimit Jashtë Kosovës duhet të pranohet nga KQZ-ja para ditës së zgjedhjeve, sikurse përcaktohet me anë të rregullave të KQZ- së”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat