Burdushi e zbulon përfundimisht nëse Glauk Konjufca ishte tek ai

Lajme

Burdushi e zbulon përfundimisht nëse Glauk Konjufca ishte tek ai

Më: 30 janar 2020 Në ora: 00:08
Burdushi dhe Glauk Konjufca

I ashtuquajturi mjek popullor, Hysri Peqani, ka thënë se kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, nuk ka qenë asnjëherë në vizitë tek ai.

Kishte pasur raportime nga disa medie se Konjufca ka qenë në vizitë tek Peqani, por ai e mohon kategorikisht këtë.

“Nuk ka qenë ai tek unë. Është propagandë e dikujt që e bën kundër atij”, ka thënë ai.

Peqani nuk ka zbuluar asnjë emër prej disa politikanëve që ai e pranon se kanë qenë tek ai për vizitë.

Ai në emision ishte së bashku me avokatin e tij, Asdren Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat