Arifi: Në Emirate kush shkon për të bërë Bajram dënohet me 2500 euro

Lajme

Arifi: Në Emirate kush shkon për të bërë Bajram dënohet me 2500 euro

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 13:58
Foto Ilustrim

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe Avni Arifi, njoftoi për masat drastike anti-COVID që janë marrë në këtë shtet.

Arifi tha se dënimet që aplikohen aty shkojnë deri në 2 mijë e 500 euro, për ata që shkojnë për të bërë Bajram.

“Kështu do të festohet festa e Bajramit në njërin ndër vendet më muslimane në botë pra në EBA! Kushdo që organizon apo pret mysafir për Bajram dënohet 10.000 AED apo € 2.500. Kush shkon me “bo bajram”dënohet 5000AED apo €1.250. Nuk është koha e asnjë festimi fetar në asnjë vend e sidomos sdo të duhej të jetë në Kosovë. Është koha e Covidit-19 që deri më tash na vrau 200 njerëz të Kosovës. Mos ta lejojmë të na vret ma shumë”.

Shkrimi i plotë:

Kështu do të festohet festa e Bajramit në njërin ndër vendet mē Muslimane në botë pra në EBA!!!Kushdo që organizon apo pret musafir për Bajram denohet 10.000AED apo €2.500. Kush shkon me “bo bajram”denohet 5000AED apo €1.250.

Nuk është koha e asnjë festimi fetar në asnjë vend e sidomos sdo të duhej të jetë në Kosovë. Është koha e Covidit-19 që deri më tash na vrau 200 njerëz të Kosovës. Mos ta lejojmë të na vret ma shumë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat