Vdes një nga katër të lënduarit në aksidentin në Mramor, grua 82-vjeçare

Lajme

Vdes një nga katër të lënduarit në aksidentin në Mramor, grua 82-vjeçare

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 21:53
Policia e Kosovës ka konfirmuar se vetura në të cilën gjendeshin katër persona, ka dalë nga rruga duke rënë në një përrua skaj rruge.

Një 82-vjeçare ka vdekur të enjten si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se vetura në të cilën gjendeshin katër persona, ka dalë nga rruga duke rënë në një përrua skaj rruge.

82-vjeçarja si pasojë e lëndimeve të marra ka vdekur pasi është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Sot, më 06.08.2020 rreth orës 17:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku (vet-aksident). Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan (në fshatin Mramor). Njësitet policore të Stacionit Policor Graçanicë dhe të trafiku i janë përgjigjur njoftimit. Ato, në vend-ngjarje kanë hasur një veturë të dalë nga rruga dhe të rënë në një përrua skaj rruge. Në veturë kanë qenë katër persona të cilët janë dërguar me njësitet e urgjencës për në QKUK. Mësohet se një grua e moshës 82 vjeçare, sipas konstatimit të mjekëve, si pasojë e lëndimeve të marra, ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat