Mediat serbe i bëjnë jehonë deklaratës së Hotit: “Njohja e ndërsjellë është tema e çdo takimi”

Lajme

Mediat serbe i bëjnë jehonë deklaratës së Hotit: “Njohja e ndërsjellë është tema e çdo takimi”

Nga: F.B Më: 30 gusht 2020 Në ora: 12:38
Avdullah Hoti

Disa media serbe i kanë bërë jehonë deklaratës përkatësisht publikimin të kryeministrit të Kosovës Abdullah Hoti në rrjetin social, ku ka thënë se “Njohja e ndërsjellë është tema e vetme se secilit takim që ka pasur me përfaqësuesit e Serbisë” , shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”.

Kryeministri siç shkruajnë mediat serbe i institucioneve të përkohshme të Prishtinës Abdullah Hoti ka porositur se njohja e ndërsjellë është tema e vetme e “secilit takim që ka pasur edhe dp të ketë me përfaqësuesit e Serbisë”.

Si transmetojnë “Kosovonline, “RTS” dhe “Telegraf”, Hoti në rrjetin social facebook ka shkruar se “njohja e ndërsjellë normalizo raportet mes dy vendeve” dhe kjo “qetëson Ballkanin edhe Evropën”.

"Në secilin takim që kam pasur edhe që do të kem me përfaqësuesit e Serbisë – njohja e ndërsjellë është tema e vetme. Çdo gjë që diskutohet me ata është në funksion të arritjes së marrëveshjes për njohje të ndërsjellë, pa rrezikuar integritetin territorial dhe karakterin unitar të Kosovës” ka shkruar Hoti..

Hoti ka shtuar se Prishtina mbetet e përkushtuar në dialog, sepse “Kosova është vend evropian me orientim të qartë euro-atlantik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat