Tomë Gashi tregon se çfarë do të sjellë herën tjetër personi i maskuar në OVL të UÇK-së

Lajme

Tomë Gashi tregon se çfarë do të sjellë herën tjetër personi i maskuar në OVL të UÇK-së

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 14:19
Tomë Gashi

Avokati i angazhuar nga OVL e UÇK-së, Tomë Gashi, ka thënë para gazetarëve se sërish u vërtetua që për të tretën herë me radhë u dorëzuan dosje apo dokumente nga Gjykata Speciale, në zyrat e kësaj organizate.

Për të është e çuditshme dhe e pashpjegueshme se si dokumente kaq të rëndësishme përfundojnë në korridoret e kësaj organizate.

Siç ka thënë Gashi, personi sërish i ndryshëm nga herët e tjera, ka premtuar se do të dërgonte herën tjetër CD dhe jo vetëm materiale të printuara.

“Është hera e tretë që është informatë e njëjtë apo e ngjashme dhe personi i cili i ka sjell kishte premtuar se në të ardhmen do të kishte CDtë dhe jo vetëm material të printuar”, tha Gashi.

Sipas tij, ajo që është thënë nga krerët e kësaj organizate tashmë është vërtetuar se gjykatat serbe bashkëpunojnë me Gjykatën Speciale me seli në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat