Momenti kur nënkryetarit të Beogradit i ndalohet hyrja në Kosovë

Lajme

Momenti kur nënkryetarit të Beogradit i ndalohet hyrja në Kosovë

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 14:05
Goran Vesic

Një delegacion nga Beogradi që udhëhiqej nga nënkryetari i komunës, Goran Vesic u ndalua sot rreth orës 09:30 në Jarinje nga Policia e Kosovës.

Vesic nuk u lejua të hyjë në Kosovë, derisa, në mediat serbe shkruajnë se policia e Kosovës, saktësisht dy xhipa të policëve të armatosur nuk e lejuan Vesicin dhe delegacionin.

Sipas mediave serbe, Vesic është lajmëruar në kufi se hyrja e tij është ndaluar me një vendim nga Qeveria e Kosovës, me arsyetimin se ardhja e tij në Kosovë përfaqëson një rrezik për sigurinë e vendit.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Goran Vesic (@vesicg)

Goran Vesic tha për Programin e Parë të Radio Beogradit se ai e sheh ndalimin e hyrjes së tij si një vendim kundër Beogradit, dhe jo kundër tij personalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat