Reagon Anxhelina Shala, gruaja ndaj së cilës konsulli në Çeki dikur përdorte fjalë të rënda

Lajme

Reagon Anxhelina Shala, gruaja ndaj së cilës konsulli në Çeki dikur përdorte fjalë të rënda

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 11:17
Anxhelina Shala dhe Haxhi Shala

Djali i deputetit Haxhi Shala, Flakroni i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, nuk është i panjohur për publikun. 

Ai dikur shante e kërcënonte përmes mesazheve një grua e cila u paraqit në media si e dashura e deputetit Shala.

Anxhelina Shala e cila paraqitej si e dashura e deputetit, pati marrë fyerje të rënda pasi pati publikuar disa fotografi ku shihet në krahët e e tij.

E pas reagimeve të shumta dhe kritikave në drejtim të Shalës dhe djalit të tij, ka reaguar edhe vetë këngëtarja Anxhelina Shala.

Ajo në llogarinë e saj në Instagram ka ironizuar me tërë këtë situatë duke postuar një foto ku shkruan “Na vjen dita edhe neve”.

Ndryshe, Ushtruesja e Detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani pak minuta më parë ka reaguar duke thënë se do ta shfuqizojë dekretin e presidentit Thaçi për emërimin e Flakron Shalës konsull në Pragë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat