Stano: Bisedimet mes Prishtinës edhe Beogradit nuk janë ndalur

Lajme

Stano: Bisedimet mes Prishtinës edhe Beogradit nuk janë ndalur

Nga: F.B Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 16:22
Peter Stano

BE çdo ditë punon në lehtësimin e arritjes së marrëveshjes mes Beogradit edhe Prishtinës, procesi është në rrjedhje e sipër edhe nëse nuk është i dukshëm për publikun, ka thënë zëdhënësi i BE Peter Stano, shkruan “Politika” transmetojnë “Nova.rs” dhe “Bota Sot”.

”Dialogu vazhdon edhe tash, përfaqësuesi special i BE-së Lajçak çdo ditë punon në gjëra që shërbejnë përparimit të këtij procesi. Kjo punë bëhet jo vetëm me Beogradin dhe Prishtinën por edhe me vendet anëtare dhe partnerët tjerë ndërkombëtar me qëllim arritjen e mirëkuptimit dhe marrëveshjes mes palëve” tha Stano transmeton Tanjug.

“Takimet do të organizohen në Bruksel sapo të krijohen mundësitë nga rrethanat e pandemisë. Tash jemi të kufizuar në takimet fizike” tha ai.

Në pyetjen nëse Prishtina është e vendosur dhe e përkushtuar për vazhdimin e bisedimeve, Stano tha se iu mbetet autoriteteve në Prishtinë të përgjigjen, ndërsa BE është këtu për të krijuar kushtet për bisedime.

Ai tërhoqi vërejtjen se BE ka pritje të mëdha nga administrata e ShBA-ve kur flitet për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit.

”Presim nga administrata amerikane më shumë rreth dialogut, koordinim edhe bashkëpunim në shumë çështje” tha Stano.

Ndërsa lidhur me bashkëpunimin mes Brukselit dhe Uashingtonit pret edhe realizimin e marrëveshjes ku përfshihet zhvendosja e ambasadës së Serbisë në Jerusalem, Stano tha se realizimi i marrëveshjes bilaterale është çështje e Serbisë dhe Uashingtonit.

”Bëhet fjalë për marrëveshje bilaterale, ju mbetet Kosovës edhe Serbisë të zgjidhin ato në raport me ShBA. Ajo që ne themi është se Serbia edhe Kosova duhet të jenë të vetëdijshme se janë në proces të bashkëngjitjes në BE dhe se duhet përmbushin kriteret evropiane e jo të punojnë kundër tyre”, tha Stano.

Ai tha se nga Serbia pritet harmonizim shkallë-shkallë i i politikës së saj me atë të BE-së dhe pa atë nuk ka hyrje në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat