Petkoviq thotë se është i shqetësuar për sigurinë në pjesën qendrore të Kosovës

Lajme

Petkoviq thotë se është i shqetësuar për sigurinë në pjesën qendrore të Kosovës

Nga: B.S. Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 08:27
Petar Ptetkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Ptkoviq ka thënë se ndjen shqetësim të madh për sigurinë e serbëve në pjesën qendrore të Kosovës, pas lajmit për thyerjen e një shtëpie të një familjeje serbe në fshatin Prekoc.

"Kërkoj nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë që urgjentisht dhe në mënyrë të pashmangshme të  marrin masa që populli serb në jug të Ibrit të mbrohet nga provokimet dhe sulmet nga ekstremistët," tha Petkoviq në një kumtesë me shkrim, transmeton "Danas".

Ai ka vlerësuar se ishte bwhet fjalw pwr frymëzim politik për incidentet në Graçanicë dhe rrethinat e saj, që i atribuohet ministres së punëve të jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat