Milena: Po shkoj në Kosovë, për të kërkuar të vërtetën e vrasjes së Oliveri Ivanoviqit

Lajme

Milena: Po shkoj në Kosovë, për të kërkuar të vërtetën e vrasjes së Oliveri Ivanoviqit

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 12:26
Milena Ivanoviq

Pas kaq kohësh nga vrasja e tij Milena Ivanoviq, e veja e politikanit të vrarë serb Oliver Ivanoviq, ka vendosur të vijë në Kosovë.  

Pas informacionit se gjyqi në Prishtinë u kthye në fillim, me një aktakuzë pjesërisht të ndryshuar, vendosi të përdorë të drejtën e saj ligjore dhe të vijë në Kosovë në mënyrë që të kërkojë zyrtarisht qasje në aktakuzë dhe të gjitha dokumentet.

Ajo thotë se i intereson vetëm e vërteta dhe se do të luftojë për të pa marrë parasysh se me çfarë çmimi.

“Është e panevojshme të thuhet, unë u trondita nga informacioni se ne po kthehemi në fillim për herë të tretë, me një aktakuzë të re në të cilën ende nuk kemi emrat e vrasësve dhe atyre që urdhëruan vrasjen. Jam gjithnjë e më e shqetësuar dhe kam gjithnjë e më shumë dyshime për sinqeritetin e qëllimit për të gjetur më në fund kush e qëlloi Oliver dhe pse”.

Ajo e komenton edhe faktin se tash po akuzohet edhe sekretaresha e Oliver Silvana Arsoviq për pjesëmarrje në vrasje.

“Fakti që Silvana akuzohet tani për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në vrasje është me të vërtetë një precedent dhe ky "ndryshim" është në të vërtetë më tërheqës dhe krijon një imazh të një procesi të manipuluar në të cilin përfshihen qartë disa palë”,.

“Në marrëveshje me avokatët nga Prishtina dhe Beogradi, vendosa të përdor të drejtën time ligjore, të cilën e kam si palë të dëmtuar dhe të kërkoj zyrtarisht një depërtim të aktakuzës dhe të gjitha dosjeve të mbledhura gjatë procedurës para hetimore dhe hetimore. Unë thjesht dua të shoh gjithçka, të lexoj gjithçka, të kem një pasqyrë në gjithçka. Nuk dua të humbas asgjë dhe mbase të gaboj. Kam një detyrim dhe përgjegjësi morale. Të gjithë e meritojmë të vërtetën”.

Gruaja e Oliver Ivanoviq pas vrasjes, pati thënë se është në kontakte të vazhdueshme me presidentin serb Aleksandar Vucic dhe me kabinetin e kryeministres serbe, Ana Brnabic për hetimet e vrasjes së burrit.  

Pasi u vra burri i saj, ajo kishte deklaruar se ‘ata që bënë një gjë të tillë nuk do të flenë të qetë” dhe se ‘kush e bëri këtë është e ditur’.“Në atë moment po mendoja ndryshe nga ajo që mendoj sot..Mesazhi ishte dedikuar për ata që potencialisht janë fajtor në këtë vepër dhe që nuk do të mund të flenë të qetë, jam e sigurtë se ata edhe sot vazhdojnë të mos flenë të qetë”, ka thënë Ivanovic.

E pyetur pse ka ndryshuar mendimin në këto moment, ajo ka thënë sepse “kanë ndodhur shumë ndryshime”.

“Pas kësaj, kam punuar dhe kam mbledhur shumë informacione, kam kryer një hetim personal. Kam folur me të gjitha palët, me të gjitha anët, me serbë dhe shqiptarë si dhe me të huajt. Vazhdoj të mundohem të gjej një arsye se cka qëndron prapa këtij krimi. Nuk do të komentoja më shumë lidhur me detajet në të cilat kam përfunduar, jo për të mos penguar hetimet, por dua ta shoh se sa do të përputhen hetimet e mia me ato që janë duke u kryer në formë zyrtare”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat