Mesiç: Njohja e ndërsjellë është e nevojshme si hap i parë i marrëveshjes Kosovë - Serbi

Lajme

Mesiç: Njohja e ndërsjellë është e nevojshme si hap i parë i marrëveshjes Kosovë - Serbi

Nga: F. B. Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 15:43
Ilustrim

Ish-kreu i shtetit kroat Stjepan Mesiç për “Kosovo-online” ka thënë se shpreson që fitorja e Biden do ndikoj në dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës dhe beson që dy palët jo që munden por  duhet të arrijnë zgjedhje të përbashkët dhe të arrijnë njohje të ndërsjellë si hap i parë i marrëveshjes mes Beogradit edhe Prishtinës, transmeton “Bota Sot”.

Lidhur me kompromisin  mundshëm mes palëve, a nënkupton njohje të ndërsjellë dhe a mund të ketë marrëveshje pa njohjen e ndërsjellë, Mesiç u shpreh se “unë konsideroj për dallim nga tjerët se njohja e ndërsjellë është hapi i parë i marrëveshjes. Nuk është me rëndësi forma por përmbajtja, pranimi mund të vij në fazën më vonë. Duhen normalizuar raportet në të gjitha aspektet, sikurse modeli gjerman. Rreth kompromisit eventual, duhet palët të mendojnë, por për proces të suksesshëm nevojitet kompromis i palëve”.

Ndërsa për afatin e marrëveshjes eventuale brenda 2021, ai tha se “palët jo vetëm se munden , por edhe duhet të arrijnë zgjidhje në interes të tyre. Do ishte mirë të arrihej, por nuk parashikoj, për arritjen e saj duhet mirëkuptim edhe vullnet politik”.

Shpresoj se Biden do ndikoj në dialog, pasi ai njeh mirë regjionin dhe qëndrimet e tij qysh nga koha e Jugosllavisë. “Nuk është e mençur që të sulmohet dikush si urrejtës i serbëve. Ai aso kohe kishte diagnozën e qartë të gjendjes dhe me qëndrime të qarta të politikës amerikane, andaj besoj se do ketë ndikim pozitiv edhe në dialog”, tha Mesiç ndër tjera në intervistën për këtë medium në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat