Mediet serbe: Shqiptarët hynë në zonën e sigurisë tokësore dhe shkrepën disa rafalë

Lajme

Mediet serbe: Shqiptarët hynë në zonën e sigurisë tokësore dhe shkrepën disa rafalë

Nga: F.B Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Mediet serbe kanë publikuar një informatë për shkrepje të armëve në zonën e sigurisë tokësore, që ka ngjarë në orët e para të mugut të djeshëm, pastaj u shpërnda edhe nga mediet tjera, shkruan “B92” transmeton “Bota sot”.

Në njoftim thuhet se dy persona janë futur në një lokalitet në afërsi të Kurshumlisë dhe pas vërejtjes së patrullës policore kanë shkrep disa rafalë në ajër dhe janë kthyer në drejtim të Podujevës.

Sipas patrullës së Policisë , rreth orës 17.00 në shiritin e zonës së sigurisë tokësore në arat të fshatit Parada dhe Restelica në komunën e Kurshumlisë, dy persona të panjohur por të armatosur me armë të gjata, sapo kanë vërejt patrullën policore kanë shkrep në ajër disa rafalë dhe janë larg drejtë Podujevës.

Jo shumë kohë pas kësaj, në afërsi janë vërejtur edhe tre persona të tjerë po me armë të gjata, që kanë lëvizur në drejtim të Podujevës.

Si njofton “Tanjug” nga burime të organeve të sigurisë, në të njëjtën kohë janë vërejtur edhe një grup prej rreth 20 persona, që besohet të kenë qenë shqiptar, në katër traktorë që pa të drejtë kanë pre malin dhe janë larguar në komunën e Podujevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat