Reçica dhe Banka Botërore diskutojnë për mbështetjen e familjeve të varfra dhe reformat e MPMS-së

Lajme

Reçica dhe Banka Botërore diskutojnë për mbështetjen e familjeve të varfra dhe reformat e MPMS-së

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:39
Skender Reçica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në funksion të jetësimit të reformave të dikasterit që drejton, sot ka zhvilluar një takim virtual me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, Massimiliano Paolucci dhe pjesën tjetër të ekipit të BB-së, ku kanë diskutuar për reformat e ndërmarra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë për Reformën Pensionale dhe vazhdimin e Reformës së Asistencës Sociale.

Në takimin e sotëm, ministri Reçica bashkë me ekipin e Bankës Botërore kanë diskutuar edhe për procesin e fillimit të implementimit të projektit të BB-së, në vlerë prej 10 milionë euro, që për synim ka mbështetjen e familjeve të varfëra në Kosovë.

Ministri i MPMS, Skender Reçica e ka falënderuar drejtorin e BB-së për Kosovë, për mbështetjen e madhe që ndër vite Banka Botërore i ka dhënë shtetit tonë dhe tani që po vazhdon të jep kontributin e saj, si në funksion të rimëkëmbjes ekonomike pas përhapjes së pandemisë.

Po ashtu edhe në mbështetje të procesit të reformave që ka ndërmarrë, si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat