“Sputnjiik”: Kosova dhe  Biden - "Faleminderit që keni bombarduar Jugosllavinë”

Lajme

“Sputnjiik”: Kosova dhe  Biden - "Faleminderit që keni bombarduar Jugosllavinë”

Nga: F. B. Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 09:07
Bombardimet e NATO

“Në Kosovë që nga viti 1999 po krijohet kulti i Amerikës edhe NATO-së – religjioni atlantik që ka zotat e vetë. Kjo është pjesë e folklorit politik të Kosovës dhe duan të tregohen më amerikan se vetë amerikanët”, ka thënë komentuesi politik nga Kosova Stefan Filipoviç me rastin e ngritjes së lapidarit djalit të vdekur të Joe Bidenin në rrugën Gjilan-Ferizaj.

Rruga 35 km në afërsi të kampit Bondstell po ashtu mban emrin Bo Bajden djalit të presidentit Joe Biden dhe e mori këtë emër në vizitën e fundit të Biden si nënpresident i ShBA-ve në vitin 2015.

Filipoviç këta hapa nga Prishtina i krahason me Greqinë e vjetër kur statua u janë ngritur zotave të adhuruar, ndërsa Zoti kryesor në Prishtinë është Amerika dhe përfaqësuesit e saj.

"Kjo është e pritshme nga elita politike , që duhet patjetër të tregohet jo vetëm pro-amerikane po amerikane. Ata duan të jenë më amerikan se amerikanët, më Biden se Bidenët. Kjo këtu është normal, kështu ishte me Klintonin, Rikerin, Ollbrajt pra me njerëz të politikës”, tha ai.

Shikuar nga pozicioni politik dhe interesi i elitës politike, jo populli që prej kësaj nuk ka asnjë përfitim, këta hapa janë racional sepse në pyetje janë njerëz që i mbështesin dhe të cilët ata duhet të i dëgjojnë.

"Kjo është mënyrë që tl jenë mëshiruar, mua kjo më kujton traditën e shekujve të mesëm, kur njëra palë për të kënaq tjetrën edhe përfituar ka dërguar dhurata”, tha Filipoviç për “Sputnjik”, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai konsideron se Kosova “u okupua” me lapidar edhe pllaka dhe shumë institucione e rrugë mbajnë emra amerikan.

Analisti Agim Shahini thotë se shqiptarët si popull me shekuj shprehin falënderim për miqësinë amerikane.

“Nëse kthehemi në histori në vitin 1990 deri tash amerikanët ishin përherë me shqiptarët e Kosovës. Të gjithë përfaqësuesit qofshin demokrat apo republikan kur ishte në pyetje Kosova kanë qëndrim të njëjtë. Bajden ishte kundër padrejtësisë në të gjithë Ballkanin posaçërisht në jugun e tij”, tha ai.

Ndërsa Bdeni i ri, sipas tij ishte lotues për drejtësinë e Kosovës dhe i përkushtuar për qëllimet e shqiptarëve të Kosovës dhe si pjesë e OSBE-së ka trajnuar prokurorët vendas, pra sikur i ati ishte i angazhuar për drejtësi.

“Shqiptarët janë falënderues të gjithë atyre që dhanë votën për çlirimin e Kosovës dhe bombardimin e Jugosllavisë. Kjo është treguar me lapidar, pllaka edhe emra rrugësh, ku ka edhe britanik, francez, ne nuk kishim mënyrë tjetër falënderimi”, tha Shahini.

Ai tha se lehtë mund të ndodhë që Biden të vij në vizitë në Kosovë dhe nëse dialogu shkon në rrugë të mbarë, ai të vizitoj edhe Serbinë, ashtu që në Ballkan të ketë paqe edhe demokraci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat