Bashkësia Lokale e Karaçevës ndanë mirënjohje post mortum për doktorin Ilaz Selimi

Lajme

Bashkësia Lokale e Karaçevës ndanë mirënjohje post mortum për doktorin Ilaz Selimi

Nga: B.S Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 11:53
Ndarja e mirënjohjes

Bashkësia Lokale e Karaçevës i ka ndarë mirënjohje post mortum doktorit dhe humanistit, po ashtu i burgosur politik, Dr. Ilaz Selimi.

Këtë mirënjohje e ka ndarë për nder të 108 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, me 28 nëntor, shkruan Bota sot.

Selimi ka shërbyer si mjek për 40 ku për tërë këto vite ka fjetur në ambulantë, duke i dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve të Bujanocit, të Komunës së Kamenicës dhe gjithë fshatrave përreth.

Ai vdiq në vitin 1998.

Për këtë mirënjohje, falënderime ka shprehur përfaqësuesi i Bashkësisë Lokale në Muhovc, Xhevat Hasani.

“Për nder të ditës së 28 nëntorit festës mbarë kombëtare. Bl. Karaçevë ndan
mirënjohje për kryetarin e komunës së Bujanocit Dr. Nagip Arifi, për Dr. Azem Spahiun Administratorin e Bl. Muhoc Xhevat Hasani, për Doktorin tani të ndjerë të anamalësisë, i cili është i pavdekshëm Dr. Ilaz Selimi, për kontributet e dhëna për brezin kufitar dhe më gjerë si në Kosovë ashtu edhe në Luginën e Preshevës si dhe për gjithë qytetarët shqiptarë kudo që janë në mbarë rruzullin tokësor. E falënderojmë Bl Karaqevë për këto mirënjohje për këtë datë historike të mbarë kombit shqiptar, një faleminderit i veçantë shkon për Administratorin e Bl. Karaqevë zotin Selver Lenjani për punën e palodhshme për brezin kufitar. Ju jemi mirënjohës, Urime festa e 28 nëntorit gëzuar”, ka shkruar Hasani në Facebook.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat