Brenda 24 orëve të fundit, 772 gjoba për shkelësit e Ligjit antiCovid-19

Lajme

Brenda 24 orëve të fundit, 772 gjoba për shkelësit e Ligjit antiCovid-19

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 11:15
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 772 tiketa për shkelësit e Ligjit Covid-19.

Po ashtu në 24 orëshin e fundit janë shqiptuar 751 tiketa për shkelësit e rregullave të trafikut.

21 persona janë arrestuar, 12 janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 18 aksidente me të lënduar dhe 34 aksidente me dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat