Një familjar i afërt i Pal Lekajt vdes nga Covid-19

Lajme

Një familjar i afërt i Pal Lekajt vdes nga Covid-19

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 14:53
Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka ndarë në Facebook lajmin e hidhur se një familjar i tij ka ndërruar jetë nga Covid-19.

“Sot, familja Lekaj e ka humbur një burrë të zotin që ishte i mirë për familjen dhe për të gjithë ata që e njohën.Dedë, të humbëm nga kjo luftë e panjohur që e ka kapluar botën, por ne nuk do të harrojmë kurrë sepse të mirat e tua do t’i kujtojmë gjithmonë”, shkruan Lekaj.

Ai u ka shprehur ngushëllime të gjithë atyre që e njohën.

Njoftimi i plotë:

Dedë, shpejt ike!

Sot, familja Lekaj e ka humbur një burrë të zotin që ishte i mirë për familjen dhe për të gjithë ata që e njohën.

Dedë, të humbëm nga kjo luftë e panjohur që e ka kapluar botën, por ne nuk do të harrojmë kurrë sepse të mirat e tua do t’i kujtojmë gjithmonë.

Ngushllime të gjithë atyre që e njohën Dedë Zef Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat